Transmetuar më 22-04-2025, 08:13

Milani tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm. Pas humbjes në shtëpi ndaj Atalantës, skuadra e Sergio Conceiçãos rrezikon të mbetet jashtë kompeticioneve europiane. Duhet rindërtuar zona teknike, teksa një nga rolet kyçe që duhet përcaktuar dhe zyrtarizuar për sezonin e ardhshëm është ai i drejtorit sportiv.

Pikërisht për këtë situatë te kuqezinjtë ka folur për mikrofonat e DAZN ish-mesfushori Massimo Ambrosini: “Projekti teknik nuk funksionoi. U shtua diçka e rëndësishme, por nuk ka funksionuar. Më habit shumë pritja për zgjedhjen e drejtorit sportiv, çka tregon se procesi vendimmarrës nuk është ende aq i qartë dhe i shpejtë.

Pajtohem plotësisht me atë që tha Behrami: Milani nuk mund t’ia lejojë vetes që vitin e ardhshëm të jetë një skuadër ‘as mish, as peshk’ në çdo aspekt. Milani duhet të zgjedhë një drejtim dhe të gjithë të ndjekin atë rrugë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit