Transmetuar më 21-04-2025, 19:41

SHBA- Motori i një avioni të Delta Air Lines shpërtheu në flakë ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos. Siç raportohet rreth 300 pasagjerë u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës. Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë.

Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit. Delta tha se fluturimi 1213 kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime. Ekuipazhi ndoqi procedurat e evakuimit" kur vunë re flakë në sistemin e shkarkimit të njërit prej dy motorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit