

KOSOVA- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike. Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të aryeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit. Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve. Seanca e parë më 15 dhe vazhdimin e saj më 17 prill, u ndërprenë qysh në pikën e parë kur dështoi të votohej Komisionin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, për shkak të mospajtimeve procedurale mes partive politike.
Megjithatë, në seancën e tretë më 19 prill, deputetët votuan njëzëri për kalimin e Komisionit me të cilin u betuan edhe deputetët e legjislaturës së nëntë dhe hapën rrugën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Emërimi i Haxhiut si kryeparlamentare dështoi pasi ajo mori vetëm 57 vota nga 61 të nevojshme në dy tentime radhazi të shtunën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd