

Gjirokastër, 21 prill 2025 – Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 13:00 në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë zonës së njohur si “Ura e Kardhiqit”. Në përplasje janë përfshirë dy automjete: njëra e drejtuar nga një shtetase angleze, K. M., 40 vjeçe, dhe tjetra nga shtetasi shqiptar R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit R. M. dhe tre pasagjerë që udhëtonin me të. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






