Transmetuar më 21-04-2025, 09:42

Lideri i PD, Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK.

Rama: I lashë Dumanit një shënim. Mbyllja e aferës së McGonigal përbën krim ndërkombëtar. E garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën ai korruptoi njeriun kryesorë që sipas gjykatës amerikane kishte për detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.

Tani ai çdo ditë në qeli i çon SMS Ramës, “Unë me të vërtetë i mora paratë, por ato mi dhe ti, paratë që më kompromentove mi dhe ti, kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj që Edi Rama të shkojë tek Mc Gonigal ndoshta që javën e parë.

Shqipëria njolla e zezë e turpit në Europë dhe botë. 67% e popullatës së burgjeve ndodhet në paraburgim. Këtu ka pushuar së funksionuar prezumimi i pafajësisë. Për kë votojnë të paraburgosurit e dinë vetë. Por është e rëndë të votosh xhelatin tënd.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit