

Çfarë kanë rezervuar yjet këtë të hënë, më 21 prill 2025? Sipas astrologut të njohur Branko, kjo ditë vjen me ndikimin e Hënës së plotë që ndikon thellë në marrëdhëniet dhe vendimmarrjet e shumë shenjave.
Disa do ndihen të mbushura me energji pozitive dhe emocione të reja, ndërsa të tjerat do përballen me dyshime, lodhje dhe stres, veçanërisht në sferën e punës dhe ndjenjave.
Lexoni më poshtë parashikimin e plotë për të gjitha 12 shenjat e horoskopit dhe kuptoni si të përballeni më mirë me energjitë e ditës.
Dashi
Merkuri sjell një frymë rinie dhe gëzimi, duke favorizuar punën dhe jetën shoqërore. Megjithatë, mund të lindin keqkuptime në dashuri; këshillohet të jeni më pajtues me partnerin. Yjet janë në anën tuaj dhe janë gati t’ju ofrojnë mundësi të mira për të ardhmen. Puna ecën mbarë, por jeta sentimentale duhet të përballet me çështje familjare dhe keqkuptime.
Demi
Të dashur miq të Demit, sipas horoskopit të Branko-s, Hëna e plotë në sektorin e punës nxit dëshirën për avancim profesional. Ky është një moment i favorshëm për të kërkuar njohje dhe përgjegjësi të reja. E hëna për ju do të jetë ditë e vështirë dhe lodhshme në punë. Financat duken të qëndrueshme, por shqetësimet familjare nuk ju lënë të jetoni të qetë.
Binjakët
Të dashur Binjakë, qielli pranveror ju zgjon energjinë. Jeni të dashur nga të tjerët, edhe pse jo të gjithë arrijnë ta shohin këtë. Përfitoni nga kjo periudhë e favorshme për të shkëlqyer. Është e rëndësishme të largoni miq të vjetër që nuk ju kanë treguar përkujdesje. Kujdesuni për veten dhe gjeni pak kohë për të pushuar mirë.
Gaforrja
Të dashur Gaforre, java e re kërkon reflektim, sidomos në fushën e punës. Optimizmi ju shtyn të përkushtoheni ndaj ideve dhe projekteve të reja. Në dashuri mund të ketë keqkuptime; tregohuni të kujdesshëm dhe empatikë. Stresi do të jetë shumë i lartë, duke krijuar mosmarrëveshje dhe probleme në punë. Mund të përjetoni një moment të rëndësishëm që do të ndryshojë përditshmërinë tuaj.
Luani
Të dashur Luanë, sipas horoskopit të Brankos për sot, është e rëndësishme të rrisni produktivitetin në punë, në përputhje me ambiciet tuaja. Në dashuri, është koha për të bërë plane me partnerin, por kujdes mos të injoroni gabimet e së kaluarës. Për personat single, mund të ketë diçka që ju rikthen buzëqeshjen. Bëhuni të hapur ndaj ndjenjave të reja dhe horizonteve të reja. Në punë, gjithçka mbetet e zakonshme dhe paksa monotone.
Virgjëresha
Të dashur Virgjëresha, Hëna e plotë sjell qartësi në marrëdhënie. Është momenti për të kuptuar kush është në anën tuaj dhe kush ju pengon. Reflektoni mbi prioritetet tuaja, edhe në aspektin profesional. Kjo është koha për të vepruar, sidomos në punë dhe në financa. Sot tregohuni energjikë për të përballuar një ditë që do të jetë e rëndësishme për jetën tuaj personale.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Duket se qielli është në anën tuaj, por mund të ndjeni dyshime për veten dhe për ndjenjat tuaja. Që nga data 16, Merkuri përqendrohet në sferën profesionale dhe ju jep shtysë për të kërkuar një punë të re ose për të përmirësuar situatën aktuale. Sot është një ditë e rëndësishme për ju, veçanërisht për ndjenjat, pasi ditët e fundit keni shkaktuar jo pak keqkuptime. Ka ardhur koha të merrni situatën në dorë. Në punë mund të ndiheni të lodhur dhe të stresuar.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Të dashur Akrepë, sipas horoskopit të Brankos për sot, Hëna e plotë në sektorin e marrëdhënieve sjell emocione të reja. Merkuri ju jep energji të re në aktivitetet tuaja. Sot do të keni një ditë të mbushur me energji të mirë dhe përgjigje pozitive. Komunikimi dhe socializimi janë në nivele të larta. Fati është me ju. Financat janë në përmirësim, ndërsa për beqarët mund të ketë një takim të veçantë ose konfirmim të një njohjeje që mund të bëhet më shumë.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Të dashur Shigjetarë, Hëna e plotë ju tregon rrugën për të ndjekur për të arritur qëllimet profesionale. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse pengesa më e madhe mund të jetë në zemrën tuaj. Sot duhet të jepni maksimumin, sidomos në punë, pasi mund të afrohet një promovim në fund të muajit. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos e humbisni kontrollin në marrëdhënie me kolegët apo miqtë.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Të dashur Bricjapë, pranvera po ecën me ritme të shpejta dhe pozitive. Hëna e plotë në një shenjë mike ju sjell ajër të freskët dhe ju lejon të shikoni më larg në të ardhmen. Në dashuri, gjithçka shkon për mrekulli. Sot do të jetë një ditë me shumë përgjigje pozitive, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë ekonomik dhe sentimental.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Të dashur Ujorë, sipas horoskopit të Branko-s për sot, ky qiell i ëmbël ju përkund si dallgët e detit. Që nga data 16, Merkuri bëhet më konkret dhe racional, duke favorizuar menaxhimin e financave dhe përgjegjësive. Mëngjesi i ditës së sotme do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa mbrëmja mund të jetë lodhëse, sidomos nëse do ta kaloni me miqtë apo familjarët. Shmangni shpenzimet e panevojshme për të mos e gjetur veten me llogarinë bankare në vështirësi.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Të dashur Peshq, Hëna e plotë në sektorin e marrëdhënieve sjell emocione të reja. Merkuri i jep hov veprimtarive tuaja. Komunikimi dhe socializimi janë në kulm. Megjithatë, sot mund të përjetoni një ditë jo të lehtë për shkak të problemeve që po vazhdojnë në punë. Tregohuni të durueshëm, sepse gjatë kësaj jave që nisi, situata pritet të përmirësohet dukshëm. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd