Transmetuar më 20-04-2025, 22:14

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin “Shkodër-Mes”. Një automjet me drejtues 39-vjeçarin, ka përplasur një qytetar që udhëtonte me biçikletë. I aksidentuari është identifikuar si 61 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit