Transmetuar më 20-04-2025, 18:58

I dashuri im e di që nuk arrij në orgazmë – por nuk e di që nuk ndjej fare kënaqësi gjatë seksit

Pamela Stephenson Connolly / The Guardian – Përktheu dhe redaktoi noa.al

Jam një grua 22-vjeçare që nuk kam përjetuar kurrë orgazmë. Gjatë rritjes, nuk ndihesha e tërhequr nga djemtë, ndaj mendova se ndoshta më pëlqenin vajzat. Më vonë, kur u rrita, dola në takim me vajza dhe djem, por gjithmonë marrëdhënia përfundonte pas puthjes së parë.

Në ato momente më zinte veten duke parë televizorin përtej shpatullës së tyre. Mendova se isha aseksuale, derisa kuptova që më pëlqen të bëj seks kur më pëlqen dikush. Por sapo nis prekje e pjesëve intime, ndjesia është njësoj sikur dikush të më prekte te gjuri – nuk ndjej asgjë. Ajo që mungon është kënaqësia.

Kam provuar të masturboj, por as kjo nuk funksionon (madje, e kam gjetur veten duke qeshur me filmat pornografikë sepse nuk i merrja dot seriozisht). Kam pasur marrëdhënie seksuale me pak persona të cilët i kam besuar dhe kam folur hapur me ta për këtë çështje.

Të gjithë kanë qenë mirëkuptues, por përfundimisht kjo çoi në përfundimin e disa lidhjeve, pasi ata ndiheshin fajtorë që nuk po më jepnin kënaqësi dhe mendonin se thjesht nuk më pëlqenin.

Aktualisht jam në një lidhje të gjatë me një burrë të mrekullueshëm, jashtëzakonisht i dashur, shumë i kujdesshëm në shtrat dhe e di që s’kam përjetuar kurrë orgazmë. Por ajo që nuk e di, është që nuk ndjej asnjë lloj kënaqësie. Kam frikë se kjo do të rëndojë lidhjen tonë.

Përgjigja nga Pamela Stephenson Connolly:

Dukesh një vajzë e zgjuar dhe me vetëdije të thellë për situatën tënde, dhe më vjen keq që po përballesh me diçka kaq të vështirë. Reagimet seksuale te njerëzit janë jashtëzakonisht komplekse. Ato përfshijnë mekanizma fiziologjikë dhe anatomikë, por edhe elementë psikologjikë dhe biologjikë.

Faktorët hormonalë luajnë një rol të madh, por ndikojnë edhe gjëra më pak të kuptuara, si për shembull shpërqendrimi. Nëse ka një problem në cilëndo prej bazave – për shembull, ndonjë dëmtim nervor në zonën gjenitale – atëherë sistemi i dëshirës, ngacmimit apo orgazmës mund të ndikohet.

Meqë dëshiron të përjetosh kënaqësi dhe burimi i mungesës së saj (anhedonia seksuale) për ty është ende një mister, të sugjeroj të fillosh eksplorimin – me ndihmën e një specialisti të mjekësisë seksuale – duke trajtuar një e nga një të gjitha dimensionet derisa të gjesh përgjigjet dhe një rrugë përpara.

* Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste me bazë në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit