

"Kam pasur probleme me mosfunksionimin erektil që prej një ndarjeje të keqe. “Pilula blu” funksionon për mua, por seksi është ende stresues.
Njëzet vjet më parë pata një ndarje të vështirë me nënën e fëmijëve të mi. Stresi dhe ndjenja e fajit pas ndarjes bënë që të përjetoja mosfunksionim erektil.
U konsultova me një mjek dhe më përshkroi Viagra. Ditën pas marrjes së ilaçit pata një marrëdhënie shumë të mirë seksuale me të dashurën time, por pas rreth një muaji vendosa ta provoja pa pilulën – dhe dështova keq.
Kështu që u ktheva sërish te marrja e një pilule sa herë që kam marrëdhënie seksuale.
Tani i porosis online, kështu që nuk flas më as me një mjek. Marr gjysmën e një pilule 20 minuta përpara seksit, pa i thënë partneres; megjithatë, më kap stresi nga mendimi se mund të mos funksionojë dhe ndonjëherë ndjej rrahje të forta të zemrës.
Më shkon ndërmend të kthehem te mjeku dhe të marr ndonjë implant ose një formë tjetër mjekimi. E dashura ime mendon se jam një burrë i fuqishëm seksualisht dhe do të tronditej po të merrte vesh që marr pilulën blu".
Përgjigjet Pamela:
Rrahjet e zemrës që përshkruan mund të jenë shqetësuese, ndaj të lutem bëj menjëherë një vizitë me mjekun në person. Përtej kësaj, shëndeti yt është çështje personale.
Nëse nuk ndikon te një person tjetër, nuk ke pse të ndash të dhënat e tua mjekësore – apo mënyrën e marrjes së medikamenteve – me askënd tjetër.
Një nga përfitimet e ilaçeve për mosfunksionim erektil është se mund të ulin ankthin lidhur me ereksionin – por në rastin tënd kjo nuk duket se po ndodh.
Ti po përpiqesh maksimalisht të “performosh” mirë, por kjo përqendrim stresues nuk është domosdoshmërisht rruga më e mirë drejt kënaqësisë seksuale, kënaqësisë së ndërsjellë dhe intimitetit të vërtetë.
Ndalo një moment dhe mendo se çfarë të jep me të vërtetë kënaqësi; jam e bindur që nuk ka të bëjë vetëm me “perfeksionin erektil”. E meriton të kesh më shumë kënaqësi erotike, me më pak stres.
* Pamela Stephenson Connolly është psikoterapiste me bazë në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale. Përveç profesionit të saj në fushën e shëndetit mendor, ajo ka një karrierë të njohur në gazetari, duke kontribuar prej vitesh me kolumnën e saj mbi seksin dhe marrëdhëniet për gazetën The Guardian, ku ofron këshilla profesionale për çështje të intimitetit, seksualitetit dhe mirëqenies psikologjike
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






