Transmetuar më 20-04-2025, 12:51

Pamjet brenda godinës që ka bërë prej vitesh kuriozë shumë njerëz janë në kufijtë e luksit marramendës.

Mermer i rrallë, ar dhe shumë materiale të tjera të çmuara mbushin mjediset e brendshme të godinës.

Ndërsa ka pasur spekullime për pronësinë, gazetari Blendi Fevziu prezantoi shqiptarin e Kosovës Besim Elshani si pronarin e objektit.

Godina quhet Amadeus Palace. Ajo ka nisur të ndërtohet më shumë se 20 vjet më parë. Më 2016, njoftohej se objekti ishte një hotel dhe kazino.

Më 31 gusht 2016, njoftohej se hoteli hapej së shpejti, por kanë kaluar afro 9 vjet dhe kjo nuk ka ndodhur.

Edhe në videot e mëposhtme, Fevziu pohon se objektë është ende në punime e sipër.

Amadeus Palace, ndodhet në kthesën e Rinasit, në zonën e Kasharit.

Ndiqni videon me 4 pjesë të Blendi Fevziut për të parë se si duket brenda.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit