Transmetuar më 20-04-2025, 00:06

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Egli dhe Gjesti përgjigjen… ndryshe

Një histori me plot dinamika ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i vëzhguar dhe ne i kemi parë ata në çdo moment të tyre… çfarë do të ndodhë me çiftin kur të dalin nga dera e kuqe?

Nga anon peshorja, nga përputhshmëria apo nga mos përputhshmëria mes tyre? Gjesti tha: 50/50.

Për Eglin, marrëdhënia ka qenë e fortë dhe ajo thotë se ka bërë shumë e ndoshta edhe më shumë sesa do të duhej, e se dëshiron ta vazhdojë.

Por nëse Gjesti jashtë nuk do të dojë ta vazhdojë marrëdhënien?

“Nuk kam as minimalisht dëshirë për të bërë asnjë përpjekje, më dhëmb shumë por jeta vazhdon. Nëse ai do të vazhdojë jetën e tij, dhe unë do vijoj timen”, tha ajo.

“Edhe një muaj e kisha shtyrë”/ Gjesti për fundin e rrugëtimit në Big Brother: Nuk më dilet

Gjesti u shpreh se do i mungojë shumë shtëpia e Big Brother dhe se do e shtynte edhe një muaj tjetër aty.

“Jo dhe javë aq e gjatë, ka qenë e mbushur plot me emocion”-tha Egli.

“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet, jam vetvetja 100%”-tha Gjesti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit