Transmetuar më 19-04-2025, 22:52

Tiranë- Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kanë nisur mbrëmjen e së shtunës, kremtimet për Pashkët.

Festa e Pashkës, këtë vit festohet në të njëjtën ditë për të dyja fetë e krishtera.

Në katedralen “Shën Pali” në Tiranë, janë mbledhur besimtarët e shumtë për të kremtuar ringjalljen e Krishtit.

Në vigjilje të kësaj feste të madhe, edhe Imzot Arjan Dodaj dhe dom Gjergj Meta, nga kisha Katolike, dhanë mesazhe të forta për drejtësi, punë të ndershme e solidaritet.

Me meshat e së shtunës në mbrëmje dhe dreka e së dielës (19 dhe 20 prill), besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre, Pashkën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit