Transmetuar më 19-04-2025, 22:34

Java që nis më 21 prill sjell përplasje të forta midis Diellit dhe Plutonit, si dhe një kulm tensioni të premten me kundërshtimin Mars–Pluton.

Disa shenja do shfrytëzojnë këto energji për të ecur përpara, ndërsa të tjerat do përballen me bllokime, vendime të vështira dhe nevojën për vetëkontroll.

Ja cilat shenja përfitojnë më shumë dhe cilat duhet të ecin me kujdes:

3 shenjat më me fat të javës:

1. Akrepi (♏)

Energjia e javës është e fuqishme për ty. Je në qendër të lojës – i vendosur, strategjik dhe me aftësi për të kapërcyer çdo pengesë. Mërkura dhe e premtja të japin mundësinë të përballosh sfida dhe të dalësh fitues.

2. Luani (♌)

Marsin në shenjën tënde të jep karizmë, pasion dhe energji për të vepruar. Edhe pse përballja me Plutonin sjell tension në marrëdhënie, ti ke aftësinë të udhëheqësh dhe të zgjidhësh gjithçka me diplomaci.

3. Ujori (♒)

Vendime të rëndësishme familjare apo personale marrin formë këtë javë. Megjithë përplasjet me Plutonin në shenjën tënde, do kesh forcën të ndjekësh zemrën dhe të ndërtosh të ardhmen sipas dëshirës tënde.

3 shenjat që duhet të bëjnë kujdes këtë javë:

1. Binjakët (♊)

Java është e mbushur me shpërqendrim dhe plane që kërkojnë rishikim. Dielli përplaset me Plutonin dhe mund të ndihesh i detyruar të ndryshosh rrugën. Ruaj fokusin dhe mos i humb energjitë në çështje pa vlerë.

2. Gaforrja (♋)

Tensionet emocionale mund të të lodhin. Të premten, përballja Mars–Pluton mund të sjellë përplasje me njerëz që nuk janë të hapur për bashkëpunim. Do të duhet durim dhe diplomaci për të kaluar javën pa krisje.

3. Bricjapi (♑)

Kujdes me financat. Plutoni përball Diellin dhe Marsin në sektorët e parave – vendimet e nxituara mund të të çojnë në gabime të kushtueshme. Lër kohë për reflektim para çdo angazhimi të madh. /noa.al

Horoskopi i plotë i Susan Miller për javën 21–27 prill 2025 për të gjitha shenjat

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit