Transmetuar më 19-04-2025, 22:16

Kjo e diel vjen me një atmosferë të veçantë dashurie dhe surprizash nga ndikimi i Venusit dhe Uranit.

Shumë shenja pritet të ndiejnë një shkëndijë të re në ndjenja, miqësi, apo ndriçim emocional, thotë Susan Miller në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Megjithatë yjet sugjerojnë të ecim me kujdes, të mos marrim vendime impulsive dhe të dëgjojmë më shumë intuitën.

Bashkëveprimet e ngadalta të Diellit me Plutonin paralajmërojnë për sfida në komunikim dhe përballje me realitete që kemi shmangur.

Për ata që janë të hapur për ndryshim dhe vetëdije, kjo e hënë mund të jetë hapi i parë drejt një fitoreje të heshtur.

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Sfidat e fundit po të ndihmojnë të riformulosh planet. E diela sjell një atmosferë romantike, me Venusin që buzëqesh ndaj Uranit, planetit të surprizave. Qoftë nëse je beqar apo në një lidhje, një lajm i bukur mund të të ngrohë zemrën.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Dikush interesant mund të të tërheqë vëmendjen. E diela është perfekte për shoqëri dhe ndjenja të ëmbla – sidomos nëse je beqar, një mik i vjetër mund të të befasojë me zgjuarsi dhe ngrohtësi. Shijo natyrën dhe njerëzit e dashur.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Papritur mund të kuptosh saktësisht se çfarë dëshiron. E diela është shumë e mirë për dashuri dhe marrëdhënie. Një moment ndriçimi emocional mund të të bëjë të shohësh qartë një person që të ka lënë të pavend më parë.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Puna mund të të frymëzojë dhe të nxjerrë më të mirën nga ti. Megjithatë, e diela është shumë romantike. Një mik mund të të tregojë ndjenja më të thella sesa prisje. Mund të ndihesh i tërhequr nga dikush që të surprizon me butësinë e tij.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Të gjithë kërkojnë vëmendjen tënde këtë të diel Pashke. E diela mund të sjellë çaste të paharrueshme në marrëdhënie, prej lidhjes së Venusit me Uranin. Një takim i papritur mund të të gëzojë zemrën – nëse je beqar, mund të ndodhë në një vend të pazakontë.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Mund të ndihesh shumë pranë dikujt të papritur. E diela sjell një shkëndijë romantike midis zonës së marrëdhënieve dhe aventurave – edhe një flirt i vogël mund të të trazojë. Dashuria sot ka nuanca elektrizuese dhe ekzaltuese.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Beso te forca jote krijuese. E diela është shumë e përshtatshme për të organizuar dokumente apo për të planifikuar një udhëtim emocionues me dikë të dashur. Venusi, planeti yt, krijon një kënd të bukur me Uranin dhe të fton të jesh vigjilent, i përqendruar dhe optimist. Do të ndihesh mirë duke bërë gjëra të thjeshta, por të dobishme.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Kjo e diel mund të jetë magjike për jetën sentimentale. Venusi, planeti i dashurisë, vendoset në një kënd të veçantë me Uranin në sektorin e partneritetit, duke sjellë mister, tërheqje dhe emocione të thella. Nëse je beqar, takimi me dikë mund të të lërë pa fjalë. Nëse je në një lidhje, pasioni dhe ndjeshmëria do rilindin.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Bëj gjithçka sipas mënyrës tënde. E diela të nxit të eksperimentosh me ide të pazakonta që mund të të çojnë në drejtim të favorshëm. Venusi dhe Urani të frymëzojnë të ndryshosh zakone, stil ose qasje ndaj shëndetit. Është ditë e mirë për të bërë diçka ndryshe që të freskon dhe të motivon.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Fokusohu te ajo që ka vërtet rëndësi. E diela premton shumë për dashurinë dhe marrëdhëniet. Venusi dhe Urani sjellin surpriza pozitive, si për beqarët ashtu edhe për ata në një lidhje. Një gjest i papritur apo një takim mund të rikthejë buzëqeshjen në fytyrën tënde dhe të ngrohë zemrën.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Je në një moment kyç për marrëdhëniet e ngushta. E diela duket pozitive dhe e gëzueshme, me Venusin dhe Uranin që bashkohen për të forcuar lidhjet me njerëzit që do dhe për të të shtyrë të bësh diçka të bukur në shoqëri. Mund të bësh një blerje të vogël për kënaqësi ose të ndash një përvojë të veçantë me të tjerët.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Fjalët e tua kanë ndikim të fortë këtë të diel 20. Venusi në shenjën tënde lidhet me Uranin në sektorin e komunikimit dhe krijon një atmosferë të ngrohtë dhe tërheqëse. Qoftë në një lidhje apo beqar, mund të shkëmbeni fjalë të ëmbla me dikë që ju kupton. Është një ditë ideale për të biseduar me sinqeritet dhe për të lënë përshtypje pozitive. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit