

Reperi i njohur, Stresi, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, që pritet të publikohet së shpejti.
Në video, bie në sy prania e ish-të dashurës së tij, Keisit, e cila duket se ka marrë rolin e vajzës kryesore në këtë projekt të ri muzikor që ngjan me një këngë dashurie.
Për ndjekësit dhe fansat e çiftit dikur të dashur, kjo ishte një surprizë e madhe, duke qenë se Stresi e ka pranuar hapur në shumë intervista se Keisi ka qenë vajza që ai ka dashur më shumë në jetë. Rishfaqja e saj në klip ka ndezur menjëherë reagime dhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre aktuale.
A është ky një ribashkim simbolik, një mesazh i fshehur apo thjesht një bashkëpunim artistik? Kjo mbetet për t’u parë, ndërkohë që fansat mezi presin daljen e plotë të klipit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd