Transmetuar më 19-04-2025, 17:39

Gjirokastër – Finalizohet operacioni “Last night”, në pranga dy persona për shfrytëzim prostitucioni, procedohen dy të tjerë për moskallëzim krimi. U ndaluan Roberto Leka dhe Kristo Duraku për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit", kryer në bashkëpunim

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Last night”, i cili ka çuar në ndalimin e dy shtetasve të dyshuar për shfrytëzim për prostitucion të një 26-vjeçareje nga Berati. Gjithashtu, dy shtetas të tjerë janë proceduar penalisht pasi kishin dijeni për veprimtarinë kriminale dhe nuk e kallëzuan në organet kompetente.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, dhe u mbështet në informacione të siguruara nga inteligjenca policore dhe hetimet e zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të hetimeve, u arrestuan shtetasit:

Roberto Leka 27 vjeç, banues në Tiranë Kristo Duraku, 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë

Të dy akuzohen për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, pasi kanë organizuar dhe përfituar financiarisht nga ushtrimi i prostitucionit nga 26-vjeçarja në qytete të ndryshme të vendit.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe:

H. I., 40 vjeç, banues në Tropojë R. N., 36 vjeç, banues në Libofshë, Fier

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për aktivitetin e kundërligjshëm, por nuk e kanë raportuar pranë autoriteteve.

Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale një shumë parash e dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 6 aparate celularë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit