Transmetuar më 19-04-2025, 11:44

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen është rregjistruar pak çaste më parë në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se në lagjen ‘3 Heronjtë’, shoferja 70-vjeçare me iniciale E.N ka përplasur këmbësoren me iniciale L.N. Si pasojë e përplasjes 65-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Sakaq policia po kryen veprime të mëtejshme proceduriale për shoferen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit