Transmetuar më 19-04-2025, 10:08

KAPSHTICË- Pashkët kanë rikthyer në vend shqiptarët që jetojnë në Greqi. Emigrantët shqiparë që jetojnë në vendin fqinjë kanë udhëtuar drejt vendit të tyre për të kaluar festën e Pashkëve më familjarët e tyre.

Mësohët se një fluks i madh është regjistruar gjatë 72 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Mësohet se në këtë pikë kufitare kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.

Ky fluks ka ardhur si pasojë e pushimeve që shqiptarët kanë marrë për Pashkët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre në atdhe. Në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për radhë apo vonesa. Që kalimet të kryhen sa më shpejt po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin në mënyrë efikase.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit