

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një denoncimi që kishte në plan të bënte, arsyet pse vendosi ta mbyll dhe reagimet që mori pas këtij vendimi.
Një pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Është bërë edhe ajo çështja e denoncimit, e ke tërhequr apo vazhdon akoma?
Arsida Çerpja: Unë e kisha vendosur që do shkoja përpara, pastaj ai si profesionist që është e bëri shumë bukur pjesën e tij dhe mua me vërte më preku, edhe nga mënyra sesi foli.
Ester Bylyku: Tek komunikimi nis çdo gjë. Sa kollaj që mbyllen gjërat.
Arsida Çerpja: Pastaj fola dhe me Arbërin, më tha lëre këtë eksperience. Pastaj mora ofendime të tjera se pse e mbylla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd