

TIRANË- E Premtja e Madhe ka mbledhur mijëra besimtarë në qytete të ndryshme të vendit. Në këtë ditë, Jesu Krisht pranon vuajtjen dhe vdekjen për shpëtimin e njerëzve. Të gjitha vajtimet, kryqëzimi dhe varrosja e Krishtit shihen e përjetohen nën dritën e Ngjalljes.
Shërbesa e së Premtes së Madhe në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u kryesua nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani. Shërbesa filloi në orën 18:00 dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e gjallë të klerikëve, korit Bizantin dhe besimtarëve, në një atmosferë përulësie e përqendrimi shpirtëror.
Edhe Korça është shndërruar në një nga epiqendrat e festimeve të Pashkëve këtë fundjavë, teksa besimtarë dhe turistë nga Shqipëria janë mbledhur për të kremtuar ngjarjen e shenjtë. Mbi 12 mijë persona kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës vetëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa atmosfera festive ka përfshirë gjithë qytetin.
Besimtarët i janë bashkuar riteve fetare në përkujtim të vuajtjeve të Jezu Krishtit. Ceremonia është udhëhequr nga At Ilia Kotnani, ndërsa rrugët dhe kishat e qytetit janë mbushur me njerëz. Pritet që edhe nata e së shtunës, kur kremtohet Ringjallja, si dhe e diela e Pashkëve, të shoqërohen me pjesëmarrje masive.
Edhë në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë u zhvillua ceremonia e daljes së epitafit, një nga momentet më të rëndësishme të Pashkëve. Qindra besimtarë morën pjesë në procesionin solemn, duke ndjekur ritin tradicional me qirinj të ndezur dhe këngë liturgjike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd