

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel.
Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre.
Moderatorja e njohur e emisionit “Fiks Fare”, Xhemi Shehu, bëri një pyetje për të katër finalistët:
“Nëse nuk do të fitoje ti, kush do doje t’a fitonte?”.
Laerti u përgjigj menjëherë duke thënë emrin e “Rozanës”.
Edhe Egli e kishte përgjigjen gati duke thënë emrin e “Gjestit”.
Ky i fundit tha emrin e “Eglit”.
Ndërkohë Rozana ishte ajo që vendosi që të mos e thoshte direkt emrin për banorin që do donte t’a fitonte nëse nuk e merr ajo çmimin e madh.
“Është njëri që nuk është këtu. Nuk kam nga këta këtu”, u përgjigj fillimisht Rozana.
Kur Xhemi i tha që të thoshte emrin e ish-banorit që ajo po mendonte, këngëtarja i tha që nuk e thotë as këtë.
“Do ta them në post Big Brother”, tha ajo, më pas shtoi: “Po Laerti o Laerti, ai e di”.
“Fitoren ia uroni njëri-tjetrit nga rrugëtimi këtu në Big Brother apo ngaqë jeni takuar dy herë jashtë?”, shtoi Xhemi duke qeshur.
“Jemi përplasur në një supermarket, që aty ia urojmë njëri-tjetrit fitoren”, u përgjigj Rozana.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd