

EPremtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, dhe Pashkët janë festa e Ringjalljes.
Për të dyja këto ditë, ka një fazë përgatitore: Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “java e zisë”, e cila nis të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin kishtar. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.
Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes.
Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme. Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë së bashku me 12 këshilltarët e tij më të ngushtë – për herë të fundit ata dëgjuan së bashku fjalët e mjeshtrit.
Pak pas kësaj pasuan tradhtia dhe burgosja. Të Premten e Zezë, Krishtit iu desh të durojë dy procese – njërin të krerëve hebrej, të cilët donin ta mënjanonin Jezusin për shkaqe teologjike dhe një proces të sundimtarëve romakë. Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezuit megjithatë në ditë të surprizës.
Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezuin e vdekur qe bosh. Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd