Transmetuar më 18-04-2025, 11:55

Në një intervistë për “Simplemente Fútbol”, Lionel Messi pranoi se kishte dëshirë të rikthehej te Barcelona pas largimit nga PSG. Sidoqoftë, rrethanat bënë që rikthimi i tij në Katalonjë të mos ishte i mundur. Suksesi në Kupën e Botës 2022, nevojat e familjes dhe hezitimi për të luajtur me një tjetër skuadër europiane e çuan atë drejt transferimit tek Inter Miami në MLS.

Raportimet në vitin 2023 sugjeronin se sanksionet financiare ndaj Barcelonës do ta kishin detyruar klubin të shiste disa lojtarë për të përballuar pagën e Messit prej 21 milionë £ në vit. Në fund, u vendos që rikthimi nuk ishte i mundur.

Messi u shpreh për këtë çështje: "Kisha qëllimin të kthehesha te Barcelona, në një vend ku gjithmonë kam dashur të jem, por nuk ishte e mundur sërish. Pas kësaj mora një vendim familjar. Fakti që fitova Kupën e Botës pati një ndikim të madh. Ishte e qartë për mua që nuk doja të isha pjesë e një ekipi tjetër europian, nuk doja të shkoja tek asnjëri prej tyre".

Ja disa nga deklaratat më pikante të Leo Messit në këtë intervistë:

🏆🇦🇷 “Nuk mund të kërkoj më asgjë nga karriera ime. Më mungonte vetëm Kupa e Botës… TANI I KAM FITUAR TË GJITHA”.

🚨 🧠  “Pep Guardiola ndryshoi futbollin. Të gjithë donin të na kopjonin. Në fakt, ai i bëri dëm futbollit, sepse skuadrat e tjera u përpoqën të luanin si Barcelona jonë. Por ne ishim një ekip special…, me mesfushorë si Xavi, Busi, Iniesta. Gjithçka ishte perfekte mes lojtarëve dhe trajnerit”.

🚨 “Është e PABESUESHME ajo që po tregon Lamine Yamal… Ai tashmë ka fituar Kampionatin Europian me Spanjën, është një nga më të MIRËT NË BOTË. Ai është ende vetëm 17 vjeç, pra në proces rritjeje. Lamine do të vazhdojë të RRITET si lojtar dhe të shtojë gjëra ekstra në lojën e tij, ashtu siç bëra unë. Ai ka cilësi të pabesueshme”.

🚨 "Ky vit do të jetë ÇELËSI për të parë se çfarë do të vendos në lidhje me Botërorin 2026. Do të gënjeja nëse do të të thoja se nuk po mendoj për këtë”.

🧞 ♂️ “Pep Guardiola është nga NJË botë TJETËR. Ai është ndryshe, shpik gjëra që askush tjetër nuk i bën”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit