

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë një përvojë unike për komunitetin IQOS.
Gjithçka nisi në Janar me një ide të qartë: të pasqyrohej përmes artit e njëjta frymë që përfaqëson IQOS — evoluim, guxim për të ndryshuar, dhe lidhje me komunitetin. Artistët Mario Dine dhe Geri Prendushi morën përsipër sfidën për të krijuar një vepër që do të zbulohej pjesë-pjesë në pesë ndalesa të ndryshme në Tiranë, me secilën ndalesë që përfaqësonte një "gjurmë" të veçantë në këtë rrugëtim.
Rrugëtimi nisi në Tribe, ku u prezantua Trace of Heritage — një copë arti që nderonte rrënjët dhe ndikimet kulturore që formojnë gjithçka. Më pas, Kino u bë vendi ku eksplorimi mori formë përmes Trace of Exploration, duke futur pjesëmarrësit në një dimension virtual që sfidoi perceptimin tradicional të artit.
Në Salt, u përjetua Trace of Senses — një ndërthurje delikate mes hapësirës intime dhe detajeve që preknin shqisat. Duff solli Trace of Connection, ku përmes një atmosfere sociale, u theksua lidhja që krijohet mes njerëzve kur ndajnë përvoja të përbashkëta.
Ndalesa e fundit, City Art, paraqiti Trace of Evolution — një pikë reflektimi për mënyrën se si arti, ashtu si teknologjia, transformohet vazhdimisht.
Asnjë nga këto pjesë nuk u shfaq plotësisht. Çdo pjesëmarrës u bë pjesë e një misteri që do të zgjidhej vetëm në përfundim. Kjo strategji jo vetëm që nxit kuriozitetin, por krijoi edhe një ndjesi përkatësie te komuniteti Curious X që e ndoqi këtë rrugëtim hap pas hapi.
Mario solli shpirtin e artit të rrugës përmes teknikës me spray ndërsa Geri përfshiu teknologjinë me një aktivizim dinamik “projection mapping” që e bëri veprën të bashkëveprojë me hapësirën. “Ashtu si IQOS ka zhvilluar teknologjinë për t’u përshtatur me kohën, edhe arti duhet të ecë me hapin e zhvillimit,” tha Geri.
Eventi përmbyllës në IQOS Boutique bashkoi të gjitha gjurmët për herë të parë. Aktivizime si VR, personalizimi i çantave totebag dhe bluzave T-shirt, dhe punimi live nga të dy artistët, krijuan një atmosferë të ngrohtë ku komuniteti Curious X ishte në qendër të gjithçkaje.
Dhe ky është vetëm fillimi. Platforma CuriousX do të vijojë me një kapitull të ri — dhe një artist të ri që do të zbulohet së shpejti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd