

Ndërsa finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” po afrohet me ritme të shpejta, një mbrëmje surprize solli emocione të veçanta për katër finalistët e këtij edicioni: Gjestin, Rozanën, Laertin dhe Eglin.
Shtëpia u vizitua nga disa prej figurave më të dashura të ekranit të Top Channel, të cilët hynë për t’i përshëndetur banorët dhe për t’u dhënë kurajë në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi.
Ndër të ftuarit specialë ishin Edi Manushi, Marin Mema, Ermira Çausholli, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Heidi Baci, Julian Deda dhe shumë të tjerë.
Takimi u prit me entuziazëm dhe përqafime nga banorët, të cilët ndanë me ta emocionet e rrugëtimit të tyre, sfidat personale dhe lidhjet e krijuara në izolimin tre mujor.
Nga ana tjetër, edhe të ftuarit shprehën vlerësimin për mënyrën se si secili finalist ka përballuar formatin, duke theksuar forcën, sinqeritetin dhe transformimet emocionale gjatë rrugëtimit.
Vizita e tyre solli një atmosferë të ngrohtë, përplot pozitivitet dhe u kthye në një moment reflektimi të thellë për banorët – një shtysë e fuqishme vetëm pak ditë para finales së shumëpritur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd