Transmetuar më 18-04-2025, 08:21

Kapshticë, 18 prill 2025– Festa e Pashkëve shkakton fluks automjetesh në Kapshticë, 6500 persona u futën në territorin shqiptar brenda 12 orëve

Festa e Pashkëve ka shkaktuar fluks të lartë automjetesh në Kapshticë.

Sipas raportimeve fluksi i automjeteve është krijuar prej palës greke e cila po punon me gjashtë sportele në dalje. Mësohet se pala shqiptare ka vënë në funksion 7 sportele në hyrje për të përballuar fluksin e automjeteve i cili pritet të rritet.

Sakaq, autoritetet kanë përgatitur një plan masash për të menaxhuar fluksin e makinave. Pritet që mbrëmja e sotme dhe dita e nesërme të shënojnë pikun e kalimeve në doganën e Kapshticës.

Prej mesditës së sotme e deri më tani bëhet me dije se në Kapshticë kanë hyrë 6489 shtetas dhe 2678 automjete.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit