

SHBA- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruara në Universitetin Shtetëror të Floridës. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë janë vendosur në kampusin e Universitetit ndërkohë që u është dhënë një paralajmërim studentëve që të mos afrohen dhe të qëndrojnë në dhomat e tyre. Gjithashtu u kanë bërë thirrje që të mos qëndrojnë pranë dritareve. Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Incidenti i sotëm i të shtënave në Universitetin Shtetëror të Floridës nuk është i pari në atë kampus. Në nëntor 2014, një i diplomuar në universitet qëlloi një punonjës dhe dy studentë në bibliotekë përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.
#BREAKING: Mass-shooting at Florida State University, at least 4 shot. Story developing. pic.twitter.com/B3gyhv7LIl
— Insider Wire (@InsiderWire) April 17, 2025
I am a current student at Florida State University. This is the video I took while being escorted out by police. I was in class when the shooting started, in the building next to where the sh**ters were. pic.twitter.com/TfuRbp2301
— Holden Mamula (@ignqiny) April 17, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd