Transmetuar më 17-04-2025, 22:46

Tiranë- Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Lundër ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre, dy të mitur.

“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi paraprakisht policia.

Mësohet se në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, B.D. 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, D.D 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit