

Tiranë- Natë e errët krimi. Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër.
Si pasojë dyshohet se kanë mbetur të plagosur katër persona.
Dyshohet se personi i plagosur është ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës.
Autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.
Aktualisht, i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën se çfarë ka ndodhur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd