Transmetuar më 17-04-2025, 22:10

Mësuesi i shkarkuar dhe arrestuar akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve në Rrajcë. 55-vjeçari u përpoq të arratisej, por u kap në Rinas – Prokuroria nisi hetimet

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka shpallur masën e shkarkimit për mësuesin Fatmir Hoxha, 55-vjeçar, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve 14-vjeçar në Shkollën e Bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë. Dyshimet përfshijnë ngacmime me fjalë dhe prekje në ambiente shkollore.

Raportohet se mësuesi i Histori Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë dhe me prekje 14 vjeçaret në ambientet e shkollës.

Ngjarja u raportua fillimisht nga kolegët e mësuesit, ndërsa drejtoria e shkollës, bashkë me shërbimin psiko-social dhe policinë, filloi verifikimet.

Nxënëset e prekura janë pyetur në prani të psikologut, ndërsa prindërit kanë thënë se nuk kishin dijeni për incidentin.

Policia ka marrë në pyetje nxënëset në prani të psikologut të cilat janë në gjendje të rënduar psikologjike.

Nga ana tjetër gjatë marrjes në pyetje prindërit e vajzave kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen.

Pas denoncimit, mësuesi – babai i tre fëmijëve – u përpoq të largohej nga vendi, duke thënë se kishte “çështje personale”, por u arrestua në Aeroportin e Rinasit.

Ai e mohon fajin, ndërsa Prokuroria po dokumenton rastin për çështje penale.

Mësuesi 55 vjeçar, duke mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave është shprehur se po largohej nga Shqipëria për çështje personale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit