Transmetuar më 17-04-2025, 20:52

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë të Lezhës. Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit, të njohur dhe si Roan Brahimi u qëllua brenda lokalit në pronësi të tij.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Roan Brahimi i njohur si armiku i Ervis Martinajt është ekzekutuar në një atentat në Athinë të Greqisë, më 9 maj të 2024.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit