

Një vrasje ka ndodhur sonte në Lezhë duke tronditur banorët e zonës përreth, raporton noa.al.
Raportohet se një person mbeti i plagosur në Pllane të Lezhës dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Viktima është Gjovalin Prendi. I ndjeri ishte babai i Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 2024.
Roan Brahimi njihej si armiku i Ervis Martinajt, ndërsa ishin hedhur dyshime se kishte lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushkë të Krujës.
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Policia tha se ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd