

Kurbin: 22-vjeçari godet nënën me sende të forta, arrestohet në flagrancë
Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në fshatin Gorre të Kurbinit, ku një 22-vjeçar ka goditur nënën e tij me sende të forta.
Shtetasi V. T., i cili sipas burimeve rezulton me probleme të shëndetit mendor dhe i kartelizuar, është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.
E dëmtuara ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ndaj autorit të dyshuar po vijojnë hetimet për veprën penale të dhunës në familje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd