Transmetuar më 17-04-2025, 19:24

Kërcënim në sallën e gjyqit – Dumani i drejtohet avokatit: “Je në ofertë". Seanca e “Plumbit të Artë” ndërpritet pas kërcënimit të Dumanit ndaj avokatit. 

Tension në GJKKO – Dumani përplaset me avokatin: “Të fus në listë”. Avokati braktis seancën pas kërcënimit nga Dumani: “Nuk toleroj presion”

Tiranë – Një incident u regjistrua në seancën gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku avokati Ilirian Dyzeni, përfaqësues i Besian Xhixhës, deklaroi se u kërcënua nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Sipas avokatit, Dumani i ka thënë në sallë: “Të fus në listë, je në ofertë”, deklaratë që u interpretua si presion i drejtpërdrejtë. Në reagim të menjëhershëm, Dyzeni braktisi seancën, duke kërkuar ndërhyrjen e prokurorit dhe marrjen e masave për mbrojtjen e integritetit të tij.

Pas këtij momenti, gjykata urdhëroi largimin e Dumanit nga salla dhe ndërpreu seancën për disa minuta. Dumani është një nga dëshmitarët kyç të këtij procesi dhe ka dhënë rrëfime për disa grupe kriminale me ndikim në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit