Transmetuar më 17-04-2025, 18:37

Flakët kanë përfshirë ambientet përballë disa hoteleve në bregdetin e Vlorës.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohet një shtullungë e madhe tymi që ka përfshirë, sipas raportimeve, shezlonget dhe çadrat e hotelit dhe rrezikon të përhapet edhe në ambientet e tjera.

Një vatër tjetër zjarri dallohet në distancë disa metra më larg. Nuk dihet nëse vatra e dytë është përhapur nga era e fortë.

Burime për Noa.al informojnë se zjarri ka shkrumbuar krejtësisht tre beach bare.

Ende nuk dihen rrethanat e shpërthimit të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes policia dhe grupi hetimor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit