Transmetuar më 17-04-2025, 18:14

Aksident tragjik në “Shkallën e Tujanit” – humb jetën një 29-vjeçar, një tjetër i plagosur

Tiranë – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:55, në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Oltion Nuzi, rreth 35 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi Mariglen Shini, 29 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në të njëjtin automjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit