

Tre shokë, djem të mitur procedohen për ngacmim seksual ndaj bashkëmoshatares
Tiranë – Tre të mitur 15-vjeçarë janë vënë nën hetim në Tiranë, pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një bashkëmoshatareje.
Ngjarja është referuar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj të miturve.
Noa.al mëson se tre nxënësit e shkollës nëntëvjeçare në Tiranë kanë ngac.uar shoqen e tyre të shkollës duke e prekur atë në pjesë të ndryshme të trupit, pa arritur të kryejnë akt intim me të.
Kur vajza u përball me skenën e dhunshme të tre adoleshentëve, arriti të dalë "pa lagur" dhe rendi të denoncojë te familjarët e më tej në polici.
Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd