

Një aksident rrugor i ndodhur pasditen e djeshme në aksin “Kukës–Krumë”, në vendin e quajtur “Sefoll”, përfundoi me tre persona të plagosur dhe arrestimin e një drejtuesi mjeti.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 18:20, automjeti i drejtuar nga M. H., 27 vjeç, banues në fshatin Vranisht, humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër automjet, me drejtues shtetasin V. T.
Si pasojë e përplasjes që shikoni në foto, u plagosën të dy drejtuesit dhe një pasagjere, shtetasja A. A. Të tre ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë M. H., i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






