Transmetuar më 17-04-2025, 15:35

Tiranë: Konflikti i dhunshëm në lokal në rrugën “Sami Frashëri” – 8 të arrestuar, një në kërkim pas të shtënave me armë. Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa burrave, në rrugën “Sami Frashëri”. Sherri pas një shtrëngimi duarsh përfundoi me të shtëna – i përfshirë ish-kryetari i komunës së Kurjanit

Tiranë – Një konflikt mes disa burrave në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, mbrëmjen e kaluar, përfundoi me të shtëna me armë zjarri, një të dëmtuar dhe tetë persona të arrestuar.

Detaje të reja dalin në dritë për konfliktin e dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku pati përleshje fizike dhe u qëllua me armë zjarri.

Sipas hetimeve, shtetasi Adriano Shabanaj., 51 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka goditur me qytën e një arme zjarri shtetasin K. S. (P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. I dyshuari ka qenë kryetar i komunës Kurjan në Fier.

Gjithashtu, i njëjti person qëlloi një herë me armë në vendngjarje, por pa shkaktuar të lënduar. Ilir Shabanaj, alias Adriano Shabanaj, 51 vjeç është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, përplasja nisi pas një mosmarrëveshjeje banale: Kasem Stani nuk pranoi t’i japë dorën Ilir Shabanajt, gjë që çoi në një debat të ashpër me fjalë fyese. Konflikti precipitoi në përleshje fizike, ku u përdorën edhe sende të forta.

Ilir Shabanaj është larguar për një moment, ka shkuar te automjeti i tij, ka marrë një armë zjarri dhe është kthyer, duke goditur me qytën e pistoletës një person tjetër të pranishëm. Dyshohet se në atë moment është qëlluar të paktën një herë me armë, por pa shkaktuar të lënduar.

Ilir (Adriano) Shabanaj rezulton të ketë mbajtur më parë detyrën e kryetarit të komunës së Kurjanit në Fier. Ai ka qenë më herët i arrestuar për plagosje, trafik armësh dhe drogë.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë që shihni në foto, si dhe celularë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Ndërkohë, janë arrestuar 8 shtetas të përfshirë në konfliktin fizik dhe verbal: Kasem Stani (Pasha), 40 vjeç, Elton Ajredinaj, 43 vjeç, Emiljan Ruko, 39 vjeç, Bjorni Tahiraj, 24 vjeç, Eriald Tahiraj, 35 vjeç, Denikiajder Tahiraj, 30 vjeç, Eduart Sulaj, 47 vjeç dhe Kastriot Stani, 53 vjeç. Ata akuzohen për moskallëzim krimi.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit