Transmetuar më 17-04-2025, 14:56

Shkencëtarët kanë gjetur ‘dëshmi’, të cilat ata i konsiderojnë si shenjat më të forta të ekzistencës së jetës përtej sistemit tonë diellor.

BBC raporton se një grup shkencëtarësh zbuluan gjurmë kimike të gazeve në atmosferën e një planeti alien, të cilat në Tokë prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë.

Astronomët kanë zbuluar në ekzoplanetin K2-18 b gjurmë të dy përbërjeve kimike – dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS) – të cilat, në Tokë, prodhohen ekskluzivisht nga format e jetës si fitoplanktoni detar, shkruajnë mediat e huaja.

“Kjo është prova më e fortë deri më tani për aktivitetin e mundshëm biologjik përtej sistemit tonë diellor,” tha për Guardian profesor Nikku Madhusudhan, astrofizikant në Universitetin e Kembrixhit, i cili drejtoi ekipin hulumtues.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm. Ne duhet të vëmë në dyshim vlefshmërinë e sinjalit dhe atë që ai mund të thotë,” shtoi ai.

“I vetmi skenar që shpjegon aktualisht të gjitha të dhënat e marra deri më tani nga JWST (James Webb Space Telescope), duke përfshirë vëzhgimet e kaluara dhe të tashme, është ai ku K2-18 b është një botë e mbushur me jetë”, tha më tej profesori.

Ndërkaq shumë “nëse” dhe “por” në këtë fazë, pranon ekipi i Prof Madhusudhan.

Së pari, ky zbulim i fundit nuk është në standardin e kërkuar për të pretenduar një zbulim.

Për këtë, studiuesit duhet të jenë rreth 99.99999% të sigurt se rezultatet e tyre janë të sakta. Në zhargonin shkencor, ky është një rezultat pesë sigma.

Rezultate të fundit janë vetëm tre sigma, 99.7%. Gjë që tingëllon shumë, por nuk mjafton për të bindur komunitetin shkencor.

Por është shumë më tepër se rezultati i një sigma prej 68% që ekipi mori 18 muaj më parë, i cili u prit me shumë skepticizëm në atë kohë.

Por edhe nëse ekipi i Kembrixhit merr një rezultat pesë sigma, kjo nuk do të jetë provë përfundimtare se jeta ekziston në një tjetër planet, sipas Prof Catherine Heymans nga Universiteti i Edinburgut.

“Edhe me atë siguri, ekziston ende pyetja se cila është origjina e këtij gazi”, tha ajo për BBC News.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit