

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Nga hetimet rezulton se konflikti nisi mes disa shtetasve, gjatë të cilit shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka goditur me qytën e një arme zjarri një 40-vjeçar, dhe më pas ka qëlluar një herë në ajër. Për fat, nuk pati të plagosur nga të shtënat. 51-vjeçari është shpallur në kërkim dhe Policia po vijon punën intensive për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka arrestuar 8 shtetas të përfshirë në konflikt. Të gjithë akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Personat e arrestuar janë:
Kasem Stani (i njohur edhe si Pasha),
Emiljan Ruko,
Bjorni Tahiraj,
Eriald Tahiraj,
Denikiajder Tahiraj,
Eduart Sulaj,
Kastriot Stani,
Elton Ajredinaj.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, si dhe celularët e personave të përfshirë dhe prova të tjera që pritet të ndihmojnë hetimin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi:
Tiranë/Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.
Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta, dhe po punon intensivisht për kapjen e tij. Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.
Në pranga 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë. Gjendet në vendgjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe: -u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi; -u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






