

LEZHË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë dhe një person tjetër është shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 21-vjeçari i arrestuar është identifikuar si David Ndoj. Sipas policisë gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza për tu shpërndarë në treg dhe pajisje të përdorura për paketimin. Ndërkohë naterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Balldre, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 2 automjete me të cilat qarkullonin shtetasit D. N. dhe M. N. Nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit D. N., i cili ka tentuar ta fshehë lëndën narkotike në banesën e shtetasit N. B., pasi ka futur automjetin në oborrin e banesës së këtij shtetasi. Shtetasi M. N. (dhëndri i shtetasit N. B.) duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet. Vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Policia ka sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e presuar në qese vakumi gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër do të përpunohej për ta shitur në doza.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. B. (vjehrri i shtetasit të shpallur në kërkim), u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin dhe e shisnin në sasi, si dhe në doza, në qytet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






