Transmetuar më 17-04-2025, 11:46

Fier- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Hoxhallarin, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi.

Hoxhallari u shpall në kërkim pas incidentit, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj, plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj, me të cilin ajo kishte edhe një fëmijë.

Pas disa javësh në arrati, 29-vjeçarja u arrestua dhe tashmë është transferuar në burgun e Pogradecit.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit