Transmetuar më 17-04-2025, 11:16

Marcus Rashford do të rikthehet te Manchester United? Dëshira ekziston. Këtë e konfirmon Wayne Rooney. Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka folur kështu për mikrofonat e “Prime Video”: "Marcus Rashford do të rikthehet te Manchester United, 100%.

Është një futbollist dhe tifoz i Manchesterit. 18 muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të. Kishte nevojë të luante dhe ishte e qartë se nuk do të aktivizohej pjesën tjetër të sezonit, e pamë të gjithë. Ai e tregoi qartë se ndonjëherë duhet të vazhdosh të trokasësh në derën e trajnerit dhe ta vësh veten në një pozitë ku ai nuk mund të të përjashtojë.

Marcus Rashford, në një botë ideale, do të donte të luante dhe të linte gjurmë te Manchester United. Nëse kjo do të ndodhë, nuk e di, por është ajo që do të doja të shihja edhe unë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit