

Ruben Amorim mbron André Onana. Trajneri i Manchester United ka folur në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së “Europa League”, duke u fokusuar edhe te “përjashtimi” i fundit i portierit kamerunas për sfidën kundër Newcastle:
“Në çdo gjë që bëjmë ka dy rrugë. Nëse të enjten do të jetë vërtet mirë, dhe unë jam i bindur që do të jetë kështu, atëherë është një vendim i mirë. Por nëse ndodh e kundërta, do të quhet një vendim i keq i imi. Kurrë nuk e di si do të shkojë. Po përpiqem të jem sa më i qartë, të bëj vlerësimet e duhura, të jem i thjeshtë dhe të mos mendoj tepër.
André Onana pati një fundjavë pushimi dhe tani është gati për të startuar në këtë ndeshje. A po kërkojmë një zëvendësues? Duhet të përmirësohemi. Ajo që duhet të bëjmë është të përmirësojmë çdo rol në skuadër me lojtarët që kemi dhe të përpiqemi të sjellim të tjerë me karakteristikat e duhura për sezonin tjetër. Ju zgjidhni pyetjet, unë zgjedh përgjigjet. Përgjigjja ime është se duhet ta përmirësojmë çdo rol në fushë.
Nëse skuadra jonë shënon më shumë gola dhe është më e rrezikshme në sulm, atëherë do të mbrohemi më mirë. André Onana ka treguar tashmë se ishte një portier i nivelit të lartë tek Interi. Ndonjëherë ndodhin sezone ku nuk jemi në nivelin më të mirë. Do ta vlerësojmë këtë për çdo rol në skuadër. Nëse flasim për gabime, mund të shikoni rekordin tim. Rekordi im është më i keqi në skuadër, edhe unë po jap më pak nga sa mundem”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd