Transmetuar më 17-04-2025, 11:10

Duke folur në konferencë për shtyp, mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka mbrojtur portierin André Onana nga kritikat: "Para së gjithash, André ka treguar në të kaluarën që është një portier i shkëlqyer.

Ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve. Gjatë një karriere gjithmonë kalon periudha me ulje dhe ngritje, ndonjëherë ndihesh jashtë forme. E rëndësishme është si e rindërton veten dhe rifiton besimin për të rikthyer formën. Në këtë moment, ndoshta ai ndjen se gjithçka po shkon kundër tij.

Duhet marrë çdo ndeshje një nga një. Ai do të jetë në portë sonte në mbrëmje, ka personalitet të madh, karakter të fortë dhe mezi pret të luajë. Do të dojë t’iu tregojë të gjithëve sërish prej nga çfarë është bërë. Të luash përpara André është fantastike. Kam besim tek ai, ka pasur një karrierë të shkëlqyer.

Ka shumë përvojë dhe të gjithë e dimë që është një portier i shkëlqyer. Duhet të bësh më të mirën për të injoruar gjithçka tjetër. Të përqendrohesh në punën tënde, të dalësh çdo ditë në fushë dhe të japësh maksimumin.

Gjithmonë i kam thënë vetes: Kjo është gjithçka që mund të bësh. E njëjta gjë vlen për çdo lojtar që vesh këtë fanellë, ke përgjegjësinë për të dhënë gjithçka. Kur nuk luan mirë dhe rezultatet në kampionat nuk janë të mjaftueshme, ka njerëz që përfundojnë nën vëmendjen e kritikëve.

Edhe unë kam qenë në një situatë të ngjashme, por e vetmja gjë që mund të bësh është të japësh maksimumin çdo ditë, të punosh sa më fort dhe të përballesh me çdo ndeshje siç vjen".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit