Transmetuar më 17-04-2025, 10:17

Ngacmoi se*ksualisht dy nxënëset e tij, arrestohet mësuesi në Librazhd.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar me iniciativë shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku ushtronte detyrën si mësues.

Mësohet se mësuesi kishte prerë një biletë për t’u larguar jasht shtetit, por policia nuk ka pritur që Prokuroria të nxjerrë urdhër për ndalimin e tij, duke e arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

https://noa.al/lajmi/2025/04/2502626.html

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit