

Deputeti i PS Erjon Braçe ka denoncuar në Facebook Policinë Bashkiake, e cila sipas tij i ka vendosu një qytetari një gjobë pa të drejtë.
Sipas deputetit, gjoba e majme prej 200 mijë lekësh, i është vënë një burri të moshuar pasi ka krasitur pemët që ai vetë i ka mbjellë në ambientin para dritares së tij në një pallat tek trekëndëshi i 1 majit.
Sipas deputetit, Sabriu, i moshuari i gjobitur ka 4 muaj që po kërkon të drejtën e tij, por nuk po mundet.
Postimi i plotë i Braçes
TIRANA/5?sa
Kjo nuk eshte policia bashkiake qe na duhet!!
Dje ju thashe qe “kur i do policite e te gjitha llojeve, NUK I GJEN KURRE”; por ama per te bere dem ne komunitet hjenden gjithnje;
TEK TREKENDESHI I 1 MAJIT ME PERPLASEN NE FYTYRE KETE GJOBE-20.000 LEKE, DMTH 200 MIJE LEKE, TROC 200 EURO!
Gjoba thote per shkulje prerje pemesh, shkurresh etj;
SHIHNI FOTOT E VIDEON DHE GJYKONI VETE!
NJE BURRE I MOSHUAR-SABRIU, QE KA SHTEPINE NE KAT TE PARE I KA MBJELLE VETE EDHE ULLINJTE, EDHE PEMET E TJERA, EDHE SHKURRET;
Te harlisura e ne periudhen e duhur I KA KRASITUR SIC JA BEN MUUUUUUUUU!
Pra i ka mirembajtur sic i miremban perdite!!
I VUNE KETE GJOBE! KA KATER MUAJ QE PLAS TE GJEJ TE DREJTEN E TIJ POR SE GJEN KERKUND!!
Ndaj jo cdo lloj injoranti merr vesh nga kjo pune;
KRASITJA E PEMEVE TE TUA NUK ESHTE SHKELJE LIGJI!!
Tani mezi pres qe polici i rradhes i Policise Bashkiake te hyj ketu e te me thote “TI GENJEN”!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd