

Pas barazimit 2-2 ndaj Bayern Munich dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League (duke llogaritur fitoren 2-1 në “Allianz Arena”), Marcus Thuram për “Amazon Prime Video”: "Jam shumë i lumtur, kemi bërë një ndeshje si skuadër e madhe. Ishte e vështirë, por ia dolëm".
Për paraqitjen e Lautaro Martínezit: "Bëri një ndeshje si kapiten, ashtu siç bën gjithmonë. Pastaj në fund të gjithë ishim pak të strapacuar nga lodhja".
Për fjalën "grinta", që përdori Lautaro: "Grinta argjentinase, ‘la garra’ (qesh)".
Për komentet e Luca Tonit, që e kishte lavdëruar: "Faleminderit shumë… Kur flet Luca Toni, më kujtohet një reklamë me Franck Ribery… (qesh)”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






