Transmetuar më 17-04-2025, 09:42

Simone Inzaghi foli pas barazimit 2-2 ndaj Bayern Munich, në ndeshjen çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi kishte fituar 2-1 në “Allianz Arena”. Pra, me rezultatin total 4-3, zikaltrit u kualifikuan në gjysmëfinale të kompeticionit, ku i pret Barcelona e Hansi Flick.

Inzaghi tha për “Amazon Prime Video”: “Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, e përjetuar në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë, kundër një skuadre shumë të fortë. Duhej të zhvillonim dy ndeshje të mëdha, duke dhënë gjithçka që kishim. Djemtë ishin të shkëlqyer, është një fitore për t’u ndarë me gjithë botën e Interit. Vazhdojmë kompetitivë në këtë sezon të gjatë, që po na jep shumë emocione.

Kjo skenë e madhe, Liga e Kampionëve, të jep edhe më shumë kënaqësi sepse, përtej buxhetit që nuk luan në fushë, Bayerni nuk e ul kurrë intensitetin, por ne reaguam goditje për goditje.

Merita iu shkon këtyre djemve, që ndihem mirë dhe punojnë bashku. Punojnë dhe sakrifikohen, kemi kaluar pothuajse 4 vite së bashku. Kemi ndërtuar një skuadër të shkëlqyer, jo pa vështirësi. Fillimisht Zhang dhe më pas Oaktree ishin të qartë me mua: duhej të rregullonim disa gjëra, e kemi bërë dhe kemi arritur të krijojmë një skuadër që na ka dhënë trofe e fitore të rëndësishme. Ky kualifikim na shpërblen për punën, së bashku me stafin tim përpiqemi t’i vendosim djemtë në kushtet më të mira.

Arnautovic? Ditët e fundit kishte marrë një goditje kundër Cagliarit dhe nuk ishte në gjendje të mirë. I kërkova disponueshmëri dhe ma dha edhe sonte, pastaj vendosa për një tjetër zëvendësim. Kjo tregon bashkimin e grupit, kanë vuajtur me ne edhe të dëmtuarit që ishin në stol. Le ta shijojmë këtë mbrëmje, ‘San Siro’ ishte vërtet emocionues. Urime djemve për atë që kanë dhanë në fushë.

Është krenari e madhe, sepse kemi përballuar një kundërshtar shumë të fortë, kemi treguar edhe një herë shumë karakter dhe personalitet. Interi është sërish mes katër më të mirëve të Europës dhe merita i takon punës së këtij klubi të madh".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit